Në datat 14-15 maj 2019, Qendra AIRE në bashkëpunim me Iniciativën Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) dhe me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar organizoi një sesion trajnimi në Mal të Zi mbi temën e standardeve ligjore dhe praktikave të mira në fushën e kthimit efektiv të pasurive.
Trajnimi u ndoq nga ekspertë të kthimit të pasurive, profesionistë të së drejtës, vendimmarrës dhe gjyqtarë nga e gjithë Evropa Juglindore. Folësit kryesorë në këtë aktivitet ishin këshilltari për kthimin e pasurive Pedro Gomes Pereira, i cili foli mbi standardet ndërkombëtare dhe evropiane për kthimin e pasurive dhe aplikimin e tyre në rajon, gjyqtarja Mirjana Lazarova Trajkovska e Gjykatës së Lartë të Maqedonisë së Veriut, e cila foli për kthimin e pasurive dhe standardet e të drejtave të Njeriut, Profesori Eldan Mujanoviç i Universitetit të Sarajevës, i cili foli për përdorimin efektiv të konfiskimit të zgjeruar dhe pragun e provave, dhe gjyqtarja Radmila Drgiceviç-Diçiq e Gjykatës së Lartë të Serbisë, e cila foli për praktikën e kthimit të pasurive në Serbi.
Aktiviteti u organizua nën kujdesin e projektit rajonal të Qendrës AIRE kushtuar forcimit të bashkëpunimit në praktikën rajonale të kthimit të pasuirve për të ndihmuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.