Qendra AIRE dhe RAI – Bashkëpunimi rajonal është një gur themeli i luftës efektive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Programi i Qendrës AIRE për Ballkanin Perëndimor dhe Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) bashkuan forcat për të zgjeruar dhe përmirësuar kapacitetet e gjyqësorit dhe institucioneve rajonale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Ballkanin Perëndimor, Bullgari, Kroaci, Moldavi dhe Rumani përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal për kthimin e pasurive. Me mbështetjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, RAI dhe Qendra AIRE zhvilluan Rrjetin Rajonal të Ekspertëve të Kthimit të Pasurive, i cili funksionon në bashkëpunim me institucionet gjyqësore, vendimmarrësit, profesionistët e kthimit të pasurive dhe akademinë.

Qendra AIRE është një organizatë joqeveritare që promovon ndërgjegjësimin për të drejtat e evropiane dhe ofron mbështetje për viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut. Një ekip juristësh ndërkombëtarë ofron informacion, mbështetje dhe këshilla mbi standardet ligjore të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Ajo ka përvojë të spikatur në çështjet gjyqësore para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe ka marrë pjesë në mbi 150 çështje. Prej njëzet vjetësh, Qendra AIRE ka ndërtuar një reputacion të pashembullt në Ballkanin Perëndimor, duke dhënë mbështetjen e saj në të gjitha nivelet e sistemeve të drejtësisë në rajon. Ajo punon në bashkëpunim të ngushtë me ministritë e drejtësisë, qendrat e trajnimit gjyqësor dhe gjykatat kushtetuese dhe gjykatat e larta për të udhëhequr, mbështetur dhe ndihmuar për zhvillimin afatgjatë të shtetit të së drejtës dhe projektet e reformës. Qendra AIRE gjithashtu bashkëpunon me sektorin e OJQ-ve në të gjithë rajonin për të ndihmuar për nxitjen e reformës ligjore dhe respektimin e të drejtave themelore. Themeli i gjithë punës së saj ka qenë gjithmonë që të sigurojë që të gjithë mund të gëzojnë praktikisht dhe në mënyrë efektive të drejtat e tyre ligjore. Në praktikë, kjo ka nënkuptuar promovimin dhe mbështetjen për zbatimit të duhur të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke ndihmuar procesin e integrimit evropian përmes forcimit të shtetit të së drejtës, duke siguruar njohjen e plotë të të drejtave të njeriut, dhe duke inkurajuar bashkëpunimin ndërmjet gjyqtarëve dhe profesionistëve të së drejtës në të gjithë rajonin.

Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) është një organizatë rajonale ndërqeveritare, misioni i së cilës është të udhëheqë bashkëpunimin rajonal për të mbështetur përpjekjet kundër korrupsionit duke ofruar një platformë të përbashkët për diskutime përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira. RAI vepron si një qendër rajonale përmes së cilës qeveritë e rajonit kombinojnë përpjekjet e tyre për të ndihmuar për frenimin e korrupsionit në Evropën Juglindore. RAI ka nëntë shtete anëtare: Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë dhe Serbinë, ndërsa Gjeorgjia, Polonia dhe Sllovenia janë shtete me statusin e vëzhguesit.

RAI shërben si një demonstrim konkret dhe i dukshëm i përkushtimit të vendeve anëtare për luftën e vazhdueshme, të bashkërenduar dhe të koordinuar kundër korrupsionit në EJL. RAI ka ndërtuar një platformë të përbashkët rajonale për diskutime ndërmjet qeverive dhe shoqërisë civile dhe ka trajtuar në mënyrë efikase misionin e saj përmes trajnimeve të personalizuara, mësimit nga kolegët dhe shkëmbimit të produkteve moderne të njohurive, mjeteve novative të komunikimit dhe shkëmbimit të praktikave të mira në mjedis multidisiplinar.

 

Rreth rrjetit

Rrjeti Rajonal i Kthimit të Pasurive siguron që komunikimi, dialogu dhe bashkëpunimi në rajon të mund të vazhdojnë të rriten, duke ndihmuar në ngulitjen e standardeve përkatëse ndërkombëtare.

Rrjeti KP është një hapësirë për profesionistë dhe ekspertë të përkushtuar për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin me qëllimin për të çuar përpara partneritetet dhe qasjen rajonale ndaj kthimit të pasurive. Ai krijon një mjedis ku dialogu dhe bashkëpunimi në rajon mund të vazhdojnë të rriten, duke ndihmuar në ngulitjen e standardeve përkatëse ndërkombëtare dhe zbatimin e tyre në të gjithë rajonin.

Krimi nuk njeh kufij. Institucionet që luftojnë krimin janë të kufizuara nga kufijtë dhe juridiksionet. Ky dallim midis institucioneve dhe botës së krimit përbën themelin ku mbështeten shumë sfida me të cilat përballen institucionet në misionin e tyre për të luftuar pandëshkueshmërinë. Që nga viti 2018, Qendra AIRE (AIRE) dhe Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) kanë zbatuar një projekt rajonal për të forcuar kapacitetin e institucioneve kyçe për të zbatuar në mënyrë efektive masat e kthimit të pasurive, duke u përqendruar te nxitja e bashkëpunimit rajonal në rastet e kthimit të pasurive. Projekti ka çuar tashmë në përmirësime të rëndësishme të aftësive dhe kapaciteteve të juridiksioneve në të gjithë Evropën Juglindore për të zbatuar regjime efektive të kthimit të parave. Tani është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë t’i zhvillojmë këto aftësi dhe të përfshijmë praktikat më të mira në trajtimin e rasteve të kthimit të pasurive për të siguruar përdorimin e përfitimeve të projektit edhe për vitet në vijim.

Kjo është arsyeja pse bashkëpunimi ndërkufitar është thelbësor për masat kundër korrupsionit. Për rrjedhojë, objektivi i Rrjetit të Kthimit të Pasurive (Rrjeti KP) është të krijojë një rrjet të gjerë me gjyqtarë dhe prokurorë, përfaqësues të Agjencive të Administrimit të Pasurive, akademikë dhe profesionistë të tjerë për të forcuar bashkëpunimin rajonal për konfiskimin e produkteve të krimit. Rrjeti KP synon të përmirësojë komunikimin dhe bashkëpunimin midis profesionistëve në rajon, duke çuar përfundimisht në rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në rastet e kthimit të pasurive dhe integrimin dhe përafrimin e standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira në këtë kontekst. Prandaj, rrjeti do të jetë një pjesë kryesore e programeve të rritjes së kapaciteteve.

Rrjeti KP do të kontribuojë për identifikimin dhe ndarjen e praktikave më të mira, teknikave të zgjidhjes së problemeve dhe mësimeve të nxjerra. Një histori e mirë nga Maqedonia e Veriut frymëzon ekspertët në Mal të Zi që të mbështesin ndryshimet në legjislacionin ekzistues, ndryshime të cilat do të lehtësonin sfidat e tij praktike. Shembulli nga Bosnja dhe Hercegovina mund të shërbejë si udhërrëfyes për profesionistët në Serbi.

Nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në procesin e kthimit të pasurive është thelbësore në këtë rrugë. Së bashku, ne mund të monitorojmë zbatimin efektiv të masave të kthimit të pasurive në rajon. Të informuar për përvojat nga zona, përmes Rrjetit, ne mund të promovojmë harmonizimin dhe standardizimin e standardeve dhe praktikës.

Së fundi, Rrjeti KP do të rrisë kuptueshmërinë mbi sistemet e ndryshme kombëtare në të gjithë rajonin. Çdo trajnim, takim dhe aktivitet është një mundësi për të ndarë specifikat tona. Nëpërmjet promovimit të historive të suksesit, Rrjeti mund dhe duhet ta sjellë më pranë publikut temën e kthimit të pasurive. Vetëm me mbështetjen e publikut, misioni ynë do të realizohet deri në fund. Përmes kuptimit më të mirë të mekanizmave kundër krimit, ne do të fitojmë më shumë aleatë. Dhe kjo është tema kryesore e Rrjetit tonë – ne gjejmë partnerë, mësojmë nga njëri-tjetri dhe rritemi së bashku.

Zona anëtare

Platforma gjithashtu përmban një zonë vetëm për anëtarët. Nëpërmjet kësaj zone, anëtarët mund të kërkojnë dhe të marrin mbështetje nga administratorët e Platformës.

Zona ofron informacione për anëtarët e rrjetit, si dhe shërbime të tjera, duke përfshirë regjistrimin e ngjarjeve.

Nëse jeni tashmë anëtar, hyni në zonën KETU. Nëse dëshironi të aplikoni për anëtarësim në rrjetin AR, ju lutemi na shkruani.