Zona e anëtarëve
Burimet
Rreth platformës
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e kthimit të pasurive
Lajmet më të fundit
Kosova angazhohet për kthimin e pasurive me mbështetje ndërkombëtare
Më 17-19 janar, Qendra AIRE dhe Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, organizuan një aktivitet trajnimi në Prishtinë duke u përqendruar në kthimin dhe administrimin e pasurive, bizneseve, pasurive të...
Mandija: organizimi dhe funksionimi efektiv i SPAK-ut në Shqipëri mund të shërbejë si një model për vendet e tjera të rajonit
Ledina Mandija është koordinatorja kombëtare për Shqipërinë e projektit rajonal për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal për kthimin e pasurive. Mbështetur nga qeveria e Mbretërisë së...
Ekspertët rajonal të kthimit të pasurisë mblidhen në Prishtinë
Ekspertët rajonal të konfiskimit dhe administrimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme pajtohen se bashkëpunimi është parakusht për luftimin efikas të krimit të organizuar. Ky ishte një nga përfundimet e seancës së sotme në Prishtinë, të organizuar nga...
Publikimet e fundit

Lufta kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor: forcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e rikuperimit të aseteve
Rreth platformës
Zbatimi efektiv është i pamundur pa shkëmbimin e njohurive dhe përvojave. Vitet e partneritetit midis Qendrës AIRE dhe Nismës Rajonale Kundër Korrupsionit RAI mbi iniciativat që kanë mbledhur së bashku gjyqtarë, prokurorë dhe ekspertë të tjerë që punojnë në fushën e kthimit të pasurive çuan në njohjen e nevojës për krijimin e Platformës Rajonale të Kthimit të Pasurive.
Zbatimi efektiv i legjislacionit ekzistues kombëtar dhe ndërkombëtar është thelbësor për suksesin e luftës kundër krimit dhe besimin e publikut te institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Platforma e Kthimit të Pasurive e Ballkanit Perëndimor është krijuar për të shërbyer si një mjet lehtësisht i arritshëm për profesionistët e së drejtës, por edhe për akademikët, vendimmarrësit, gazetarët dhe studentët për të pasur qasje te materiale dhe botime përkatëse arsimore, lajme dhe zhvillimet më të fundit të rëndësishme për rajonin, raste studimore dhe shembuj të praktikave të mira.
Platforma është krijuar për të:
lehtësuar komunikimin dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet profesionistëve të kthimit të pasurive
provide access to guides and other resources
për t’u bërë një mjet avokimi që nxit idetë dhe iniciativat për të forcuar shtetin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Nëpërmjet kësaj platforme, ne duam të sigurojmë një shtrirje më të madhe dhe të ndihmojmë për rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me kthimin e pasurive si një nga mjetet kryesore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Si një mjet online, Platforma po mbështet funksionimin e Rrjetit AR.
Rreth Projektit
Me mbështetjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Qendra AIRE, në bashkëpunim me Sekretariatin e RAI-t, po zbaton një projekt tre-vjeçar “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e kthimit të pasurive”.
Juridiksionet e mbuluara nga Projekti janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, me pjesëmarrjen e Bullgarisë, Kroacisë, Moldavisë dhe Rumanisë.
Projekti rajonal për kthimin e pasurive do të përqendrohet te:
Forcimi i programeve të ndërtimit të kapaciteteve për institucionet kyçe, veçanërisht përmes identifikimit dhe ndarjes së praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjerra
Nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në procesin e kthimit të pasurive
Monitorimi i zbatimit efektiv të masave të kthimit të pasurive në rajon
Promovimi i historive të suksesit dhe praktikave pozitive në të gjithë rajonin