Vizitë studimore në institucionet e kthimit të pasurive dhe krimit ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar
Publikuar në: 27 Maj 2019

Në datat 20 – 24 maj 2019, Qendra AIRE në bashkëpunim me Iniciativën Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) dhe me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, organizoi një vizitë midis kolegësh në Mbretëroinë e Bashkuar me qëllim zhvillimin e një perspektive ndërkombëtare për praktikat e mira në fushën e kthimit të pasurive.

Në vizitë morën pjesë prokurorë, gjyqtarë, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe ekspertë të kthimit të pasurive nga e gjithë Evropa Juglindore. Pjesëmarrësit vizituan dhe morën njohuri nga folësit në Shërbimin e Inteligjencës dhe Riskut të të Ardhurave dhe Doganave të Madhërisë së Saj, Departamentit kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit Kombëtar dhe Ndërkombëtar të Agjencisë Kombëtare të Krimit, ekspertë të pastrimit të parave në Gjykatën Southwark Crown dhe Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës.

Veprimtaria u organizua nën kujdesin e projektit rajonal të Qendrës AIRE kushtuar forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e kthimit të pasurive me synimin për të forcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.