Takim trepalësh ndërmjet Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi për një marrëveshje rajonale për ndarjen e pasurive
Publikuar në: 11 Shkurt 2020

Më 10 dhe 11 shkurt 2020, Qendra AIRE në bashkëpunim me nismën Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) dhe me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar organizuan një takim trepalësh ndërmjet Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi në Beograd, Serbi, për të diskutuar mundësinë të një marrëveshjeje rajonale për ndarjen e pasurive.

Të pranishëm në takim ishin specialistë të kthimit të pasurive, profesionistë të së drejtës, gjyqtarë dhe vendimmarrës nga Serbia, Mali i Zi dhe nga e gjithë BiH. Folësit kryesorë në këtë aktivitet ishin Dr. Milan Stevoviq, i Drejtorisë për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara të Serbisë, dhe Vladimir Çekliq, Ndihmës Drejtor i Drejtorisë për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara të Serbisë.

Pjesëmarrësit diskutuan propozimet për një marrëveshje rajonale për ndarjen e pasurive, duke përfshirë llojin e pasurive që do t’i nënshtroheshin një marrëveshjeje të tillë, zbatimin e saj mbi pasurinë kulturore dhe marrëdhënien e saj me pasurinë digjitale, duke përfshirë edhe kriptovalutat.

Aktiviteti u organizua nën kujdesin e projektit rajonal të Qendrës AIRE kushtuar forcimit të bashkëpunimit në praktikën rajonale të kthimit të pasurive për të ndihmuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.