Konfiskimi i të ardhurave të korrupsionit dhe krimeve të rënda dhe krimit të organizuar (Një shikim i përgjithshëm i standardeve ndërkombëtare dhe Evropiane, udhërrëfyesit dhe jurisprudenca përkatëse e gjykatës Wvropiane të të drejtave të njeriut)
Rimarrja e aseteve është ide e thjeshtë; rikthimi ligjor i përfitimeve të paligjshme. Megjithatë, në praktikë rimarrja e aseteve është një fushë komplekse dhe shumëdimensionale e së drejtës, që shpesh kërkon procedura praktike komplekse ku përfshihen palë dhe juridiksione të shumta. Ky publikim i shtjellon këto çështje me anë të një analize gjithëpërfshirëse të standardeve ndërkombëtare dhe praktikës gjyqësore relevante për temën e konfiskimit, me qëllim që të ndihmojë ushtruesit e profesionit ligjor për të kapërcyer sfidat e konfiskimit efektiv. Këshillimi dhe udhërrëfimi i ofruar është i rrënjosur në standarde ndërkombëtare dhe në precedentë ligjorë. Këto instrumente ndërkombëtare shërbejnë si kompas i vlefshëm për të kuptuar më thellë bashkëpunimin ndërkombëtar në lidhje me konfiskimin e aseteve ilegale.

Botuesi(t): The AIRE Centre

Redaktor(ë): Biljana Braithwaite, Catharina Harby, Nevena Kostić

Viti i botimit: 2024

SHKARKO PUBLIKIMIN