Më 15 dhjetor 2020 Qendra AIRE në bashkëpunim me Iniciativën Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) dhe me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar organizoi takimin e parë të Rrjetit Rajonal të Alumnive.
Aktiviteti u ndoq nga përfaqësues të të gjitha vendeve që marrin pjesë në projektin rajonal për kthimin e pasurive të Qendrës AIRE.
Aktiviteti u organizua nën kujdesin e projektit rajonal të Qendrës AIRE kushtuar forcimit të bashkëpunimit për kthimin e pasurive në Evropën Juglindore në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.