Takimi online dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kthimit të pasurive
Publikuar në: 4 Shkurt 2021

Më 3 shkurt 2021 Qendra AIRE në bashkëpunim me Iniciativën Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) dhe me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar organizuan një takim dypalësh online midis Shqipërisë dhe Kosovës mbi temën e një bashkëpunimi më të madh ndërkombëtar në fushën e kthimit të pasurive.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Ministrive të Drejtësisë të Shqipërisë dhe Kosovës dhe në të u shkëmbyen kontributet e këtyre përfaqësuesve dhe koordinatorëve përkatës të projekteve kombëtare.

Aktiviteti u organizua nën kujdesin e projektit rajonal të Qendrës AIRE kushtuar forcimit të bashkëpunimit në fushën e kthimit të pasurive.