Uebinar rajonal mbi masat efektive të kthimit të pasurive, standardet ligjore, sfidat dhe praktikat e mira
Publikuar në: 10 Shkurt 2021

Më 9 shkurt 2021, Qendra AIRE në bashkëpunim me Iniciativën Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) dhe me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar organizuan një webinar rajonal mbi temën e kthimit efektiv të pasurive dhe standardet ligjore, sfidat dhe praktikat e mira të përfshira.

Në uebinar morën pjesë profesionistë të kthimit të pasurive dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë nga e gjithë Evropa Juglindore.

Folësit kryesorë në këtë aktivitet ishin gjyqtari Michael Hopmeier i Gjykatës së Kurorës Southwark në Mbretërinë e Bashkuar, i cili foli rreth kohës kur dhe si të sekuestrohen dhe konfiskohen pasuritë e vëna nga aktiviteti kriminal, Gjyqtarja Mirjana Lazarova Trajkovska e Gjykatës së Lartë të Maqedonisë së Veriut, e cila foli për marrëdhëniet ndërmjet masave për kthimin e pasurive dhe standardeve të të drejtave të njeriut, veçanërisht atyre të GJEDNJ-së; Profesor Eldan Mujanoviç nga Departamenti i Drejtësisë Penale të Universitetit të Sarajevës, i cili foli mbi praktikën gjyqësore të kohëve të fundit për konfiskimin e zgjeruar të pasurisë në BiH; dhe gjyqtarja Radmila Dragiçeviq-Diçiq e Gjykatës së Lartë të Serbisë, e cila foli mbi shembujt e praktikave të mira dhe mësimet e nxjerra në lidhje me sistemin e kthimit të pasurive në Serbi.

Aktiviteti u organizua nën kujdesin e projektit rajonal të Qendrës AIRE kushtuar forcimit të bashkëpunimit në praktikën rajonale të kthimit të pasurive për të ndihmuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.