Konferenca përmbyllëse e Projektit “Për forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e kthimit të pasurive në Evropën Juglindore” (VIDEO)
Publikuar në: 9 Mars 2021

Më 9 mars 2021, Qendra AIRE në bashkëpunim me Iniciativën Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) organizoi konferencën përmbyllëse të projektit të saj dyvjeçar kushtuar forcimit të bashkëpunimit rajonal për praktikat e kthimit të pasurive në Evropën Juglindore. Konferenca iu kushtua prezantimit të raportit përfundimtar mbi progresin e projektit dhe ofrimit të një platforme për personat e përfshirë për të komentuar mbi punën e tyre dhe për të parë përpara nga e ardhmja dhe puna e tyre e vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Konferenca u ndoq nga ekspertë rajonalë si dhe figura kryesore ndërkombëtare në fushën e zbatimit të ligjit dhe kthimit të pasurive. Folësit kryesorë në këtë aktivitet ishin: Tim Eicke, Gjyqtari i Mbretërisë së Bashkuar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Hanne Juncher, Sekretare Ekzekutive e Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit, dhe Burkhard Muhl, Shefi i Qendrës Evropiane kundër Krimit Financiar dhe Ekonomik në EUROPOL.

Në periudhën 2018-2021, Qendra AIRE ka punuar me gjyqësorin, prokurorët dhe vendimmarrësit në gjashtë juridiksione, duke prodhuar botime të synuara, duke kryer aktivitete trajnuese dhe vizita studimore dhe duke hedhur themelet për mbledhjen dhe analizën e standardizuar statistikore të të dhënave në të gjithë rajonin. Ky projekt ka kontribuar gjithashtu edhe për përcaktimin e kthimit të pasurive si një objektiv politikash në mbarë rajonin dhe ka hedhur themelet për një rrjet rajonal ekspertësh dhe profesionistësh për kthimin e pasurive.

Konferenca u zhvillua në formatin hibrid, me aktivitetin kryesor që u zhvillua në Sarajevë, ku gjendeshin folësit kryesorë dhe ku u bë prezantimi i raportit, dhe me gjashtë qendra rajonale në të gjitha juridiksionet e rajonit, të lidhura me aktivitetin kryesor nëpërmjet videolidhjes. Projekti dhe aktiviteti u mbështetën nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Qendra AIRE dhe RAI mori ndihmë nga Fondacioni Konrad Adenauer.