Më 27 tetor 2020, Qendra AIRE në partneritet me Iniciativën Rajonale për Kthimin e Pasurive (RAI) dhe me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar themeluan Rrjetin Rajonal të Alumnive si një platformë për shkëmbimin e informacionit dhe praktikave të mira mbi kthimin e pasurive. Platforma do të përmirësojë koordinimin dhe bashkëpunimin në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Aktiviteti u ndoq nga përfaqësues të të gjitha vendeve që marrin pjesë në projektin rajonal të kthimit të pasurive të Qendrës AIRE. Objektivi i takimit ishte krijimi dhe konsolidimi i Rrjetit Rajonal të Alumnive përmes diskutimit të planit për të ngritur një platformë të mbyllur për komunitetin ku mund të ndahen burimet dhe praktikat e mira mes pjesëmarrësve të projektit.
Takimi u organizua nën kujdesin e projektit rajonal të Qendrës AIRE kushtuar zgjerimit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore në lidhje me praktikën e kthimit të pasurive në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.