Zona e anëtarëve

Burimet

Rreth platformës

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e kthimit të pasurive

Lajmet më të fundit

Mbi 100 gjyqtarë, prokurorë dhe ekspertë të tjerë nga Ballkani Perëndimor marrin pjesë në konferencën për kthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme

Mbi 100 gjyqtarë, prokurorë dhe ekspertë të tjerë nga Ballkani Perëndimor marrin pjesë në konferencën për kthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme

Sarajevë, 15 mars, 2023 ― Mbi 100 gjyqtarë, prokurorë, profesorë dhe ekspertë të tjerë të së drejtës nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kroacia dhe Italia u mblodhën sot në Sarajevë për të marrë pjesë në konferencën...

read more

Rreth platformës

Zbatimi efektiv është i pamundur pa shkëmbimin e njohurive dhe përvojave. Vitet e partneritetit midis Qendrës AIRE dhe Nismës Rajonale Kundër Korrupsionit RAI mbi iniciativat që kanë mbledhur së bashku gjyqtarë, prokurorë dhe ekspertë të tjerë që punojnë në fushën e kthimit të pasurive çuan në njohjen e nevojës për krijimin e Platformës Rajonale të Kthimit të Pasurive.

Zbatimi efektiv i legjislacionit ekzistues kombëtar dhe ndërkombëtar është thelbësor për suksesin e luftës kundër krimit dhe besimin e publikut te institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Platforma e Kthimit të Pasurive e Ballkanit Perëndimor është krijuar për të shërbyer si një mjet lehtësisht i arritshëm për profesionistët e së drejtës, por edhe për akademikët, vendimmarrësit, gazetarët dhe studentët për të pasur qasje te materiale dhe botime përkatëse arsimore, lajme dhe zhvillimet më të fundit të rëndësishme për rajonin, raste studimore dhe shembuj të praktikave të mira.

Platforma është krijuar për të:

lehtësuar komunikimin dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet profesionistëve të kthimit të pasurive

provide access to guides and other resources

për t’u bërë një mjet avokimi që nxit idetë dhe iniciativat për të forcuar shtetin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Nëpërmjet kësaj platforme, ne duam të sigurojmë një shtrirje më të madhe dhe të ndihmojmë për rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me kthimin e pasurive si një nga mjetet kryesore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Si një mjet online, Platforma po mbështet funksionimin e Rrjetit AR.

Rreth Projektit

Me mbështetjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Qendra AIRE, në bashkëpunim me Sekretariatin e RAI-t, po zbaton një projekt tre-vjeçar “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e kthimit të pasurive”.

Juridiksionet e mbuluara nga Projekti janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, me pjesëmarrjen e Bullgarisë, Kroacisë, Moldavisë dhe Rumanisë.

Projekti rajonal për kthimin e pasurive do të përqendrohet te:

Forcimi i programeve të ndërtimit të kapaciteteve për institucionet kyçe, veçanërisht përmes identifikimit dhe ndarjes së praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjerra

Nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në procesin e kthimit të pasurive

Monitorimi i zbatimit efektiv të masave të kthimit të pasurive në rajon

Promovimi i historive të suksesit dhe praktikave pozitive në të gjithë rajonin

Aktivitetet përfshijnë:

Krijimin e një rrjeti rajonal të profesionistëve të kthimit të pasurive në mënyrë që komunikimi, dialogu dhe bashkëpunimi në rajon të mund të vazhdojnë të rriten, duke ndihmuar për të vendosur standardet përkatëse ndërkombëtare.

Mbështetjen e negociatave ndërmjet juridiksioneve pjesëmarrëse për marrëveshje gjithëpërfshirëse dypalëshe dhe shumëpalëshe për ndarjen e pasurive, të harmonizuara me konventat ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.

Zhvillimin dhe mbështetjen për miratimin e një modeli të standardizuar të mbledhjes dhe analizës statistikore në Ballkanin Perëndimor.

Programet e rritjes së kapaciteteve për institucionet kyçe, veçanërisht përmes identifikimit dhe ndarjes së praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjerra.